Kualifikimi i mësuesve për vitin shkollor 2017-2018 pritet të filloj në muajin shkurt. Sipas specialistes së DAR Shkodër, Elira Smakaj, deri në datën 20 shkurt të gjithë mësuesit të cilët dëshirojnë të rrisin kualifikimin e tyre, duhet të plotësojnë formularët, i cili duhet të dorëzohet prnaë zyrave të Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër.

Nga data 20 deri më 28 shkurt është mësimi i mësuesve më pikët e futuara në portofol. Ndërkohë që fill pas kësaj date nis faza e radhës, që është testimi. Ky i fundit do të organizohet në Tiranë. Testi i provimit të kualifikimit përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë përmban pyetjet mbi dokumentet zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e mësuesve, programet përkatëse lëndore, metodologjinë e mësimdhënies dhe të nxënies. Pjesa e dytë përfshin përmbajtjen shkencore të lëndës sipas programit të kualifikimit përkatës. Vlerësimi i tyre nis që nga portofoli profesional, ku arsimtarët që nuk do të marrin pikët minimale (5 pikë) në këtë fazë nuk do të futen në testim.

Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet me pesë shkallë, që i korrespondon përkatësisht vlerësimit me fjalët “shkëlqyeshëm”, “shumë mirë”, “mirë”, “mjaftueshëm” dhe “dobët”. Kush vlerësohet me “E” nuk fiton kualifikimin.

Artikulli paraprakCILËSIA E MISHIT, “LUFTA” E 2017-ës NGA AKU
Artikulli tjetërZV/KRYEMINISTRIA MESI NË FUSHË ARRËS,NJIHET ME PROBLEMET E ZONËS