Nisja e gushtit, muajit të pushimeve, ka bërë që dogana e Morines në Kukës të përballet gati çdo ditë me fluks lëvizjesh.

Mëngjesi i kësaj të shtune ka shënuar edhe numrin më të madh të automjeteve e pushuesëve nga Kosova e Maqedonia, për këtë sezon që kanë kaluar Morinin. Piku i fluksit arriti në orën katër të mëngjesit dhe deri në orën shtatë kanë kaluar nëpër Morinë 11 mijë qytetarë e mijëra autovetrura sikundër dhjetëra autobuzë të shoqërive turistike. Qytetarët e Kosovës e Maqedonisë e kanë kthyer në destinacion të përvitshëm bregdetin shqiptar.

Policisë kufitare edhe pse me gjashtë sportele e personel të shtuar iu desh të punonte me proçedurë të përshpejtuar. Madje trau i doganës qëndroi i ngritur duke punuar vetëm për drejtimin e trafikut për shkak të fluksit të lartë. Radhët e makinave u panë deri ne fshatin Vërmicë të Kosovës. Vetëm në katër ditët e para të muajit gusht në hyrje janë shënuar mbi 60 mije persona me 7 mije automjete të vogëla si dhe rmbi 100 autobuzë. Vetëm për korrikun numri i hyrjeve nga Kosova në Shqipëri ka shënuar shifrën mbi 1.2 milionë personave dhe afro 400 mijë automjete.

Artikulli paraprakITALI, ARRATISET NGA SPITALI SHQIPTARI I ARRESTUAR PËR GRABITJE MAKINASH
Artikulli tjetërRRËFIMI I RRALLË I DIANËS