Në barazim 0-0 ka përfunduar ndeshja e parë çerekfinale mes Vllaznisë dhe Skenderbeut.

Në ndeshjen e parë si trajner i Vllaznisë Armando Cungu arriti të ndalë pretendentët e Skenderbeut. Pjesa e parë ka patur dy episode teksa fillimisht Marku i Vllaznisë dhe Souza i Skenderbeut janë përplasur duke u gjakosur. Është dashur ardhja e ambulancës për t’i dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës. Të dy lojtarët tashmë janë në gjendje të mirë. Menjëherë pas kësaj përplasje, tifozët e Vllaznisë janë përleshur me njëri-tjetrin. Aty kanë ndërhyrë forcat e policisë. Gjatë këtij sherri efektivi Frrok Ndreca është gjakosur duke e çarë në kokë. Policia ka shoqëruar 3-4 tifozët në komisariat. Për t’u kthyer tek loja pjesa e parë ka qenë e balancuar. Edhe në 45 minutat e dyta skuadrat nuk arritën të shënojnë. Trajneri i shkodranëve Armando Cungu pas ndeshjes u shpreh i kënaqur edhe pse kërkon më shumë nga ekipi i tij. Trajneri i Skenderbeut Mirel Josa tha se skuadra e tij gaboi në shumë moment. Vllaznia dhe Skenderbeu do ndeshen edhe në kampionat pas një jave, sfidë për të cilën të dy trajnerët kërkojnë një paraqitje ndryshe të ekipeve që drejtojnë. Kjo ndeshje çerekfinale e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Skenderbeut është edhe si një provë gjenerale përpara rikthimit të sfidave të Superligës.

Artikulli paraprakKUNDERSHTOI ME DHUNE POLICINE, VIHET NE PRANGA 24 VJECARI
Artikulli tjetërVLLAZNIA – SKENDERBEU, QELLOHET NJE EFEKTIV POLICIE