SHAQIRI BËHET PROTAGONIST, SHËNON GOLIN E PARË Interi ka mposhtur Sampdorian me rezultatin 2-0, për të vazhduar në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Giuseppe Meazza”, mysafirët mbetën me një lojtar më pak që në minutën e 11-të, kur Nenad Krsticic u përjashtua me karton të kuq.

Megjithatë, pjesa e parë u mbyll pa gola. Në pjesën e dytë, mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri arriti të gjente portën, duke shënuar që në ndeshjen e tij të parë me Interin. Lojtari me origjinë shqiptare, zhvilloi një lojë të mirë, duke marrë kështu dhe vlerësimet qoftë nga shokët e tij të ekipit por edhe nga trajneri Mancini.

Artikulli paraprakKUPA E MBRETIT, BARCEONA FITON NDAJ ATLETICO MADRID
Artikulli tjetërVLLAZNIA HYN PËR FITORE ME KUKËSIN