Ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë janë shtyrë për tu luajtur në datën 29 nëntor.

Këtë e konfirmoi zyrtarisht zyra e shtypit e Federatës Shqiptare të Futbollit. Arsyeja e këtij vendimi është dendësia e kalendarit në Superligë dhe në Kategorinë e parë, por dhe në nivelet e tjera të futbollit shqiptar. Gjithashtu gjatë këtij muaji do të luaj ndeshjet eleminatore Kombëtarja U-17, ku Shqipëria është pritëse e këtyre sfidave. Si rrjedhojë shumë prej terreneve sportive do të jenë të zëna dhe për këtë arsye është e pamundur të zhvillohen ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Mesi i kësaj jave ishte parashikuar edhe si koha për zhvillimin e ndeshjeve të para të turit të dytë në Kupën e Shqipërisë, duke shtuar dhe më tepër ngarkesën e ekipeve të Superligës dhe Kategorisë së Parë, që praktikisht do duhej të zbrisnin në fushën e lojës çdo tre ditë. Me këtë vendim ekipet kanë mundësi të marin frymë lirisht dhe të fokusohen në kampionat edhe për disa javë të tjera. Ky vendim vjen në kohën e duhur për disa ekipe të Superligës dhe të Kategorisë së Parë, të cilat do të kenë mundësi dhe të rikuperojnë disa lojtarë të cilët kanë vuajtur minutat e shumta në kampionat dhe kupë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA U19 TURNE NË BARCELONË
Artikulli tjetërPËR CUNGUN NUK KA KURRË “MEA CULPA”