Mijëra besimtarë myslimanë festojnë Kurban Bajramin, një nga festat e shenjta. Besimtarët shqiptarë që në orët e para të mëngjesit kanë falur namazin e Kurban Bajramit në sheshin “Skenderbej”.

Kryetari i komunitetit musliman të Shqipërisë Bujar Spahiu tha se duhet të falenderojmë Zotin që festojnë Kurban Bajramin.

Në këtë ditë të shënuar tha kreu i komunitetit musliman të Shqipërisë duhet të gëzojmë të varfërit dhe të lëmë mënjanë gjërat e këqija.

Një mesazh dha edhe për mbarë shoqërinë shqiptare, teksa Spahiu tha se ju këshilloj që të shtërngohen duart e miqësisë dhe të festojmë të bashkuar me gjuhën e dashurisë dhe mirëkuptimit për ta bërë vendit më të begatë.

Besimtarët iu drejtuan Zotit me lutje për më shumë paqe dhe harmoni.

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë dhe lidhet me gatishmërinë e Ibrahimit për flijimin e djalit të tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë. Kurban Bajrami është festa e flijimit.

Artikulli paraprakSHKODËR, AUTORITETET VENDORE UROJNË KURBAN BAJRAMIN
Artikulli tjetërPOLITIKA URON FESTËN E KURBAN BAJRAMIT