Një 26-vjeçar është arrestuar, pasi është vetëplagosur në këmbë me pistoletë që e mbante pa leje në banesën e tij.

Mësohet se 26-vjeçari i identifikuar me inicialet A. M., ka shkuar në spitalin e Kurbinit për të marrë mjekim, dhe sipas policsë, nga hetimet e kryera ka rezultuar që është vetëplagosur.

Arma e zjarri tip pistoletë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndaj 26- vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i plotë i policisë

Vetëplagoset me armë zjarri, vihet në pranga 26-vjeçari. Rreth orës 23:15 të mbrëmjes së djeshme, në spitalin e Kurbinit është paraqitur për ndihmë mjekësore një 26-vjeçar, i cili ishte plagosur me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari ishte vetëplagosur aksidentalisht në këmbë, me armë zjarri, në banesën e tij.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip pistoletë, më të cilën është vetëplagosur ky shtetas. Në vijim të veprimeve, Policia e Kurbinit ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHKODER, TE SHTENA ME ARME PAS MESNATE, PLAGOSET 27 VJEÇARI
Artikulli tjetërKOSOVË, AVDULLAH HOTI MERR SOT ZYRTARISHT DETYRËN E KRYEMINISTRIT