Të paktën 600 persona, kryesisht të rinj e të reja janë certifikuar apo janë aktualisht kursantë pranë Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik në Shkodër vetëm gjatë këtij viti.

Drejtorja rajonale Meri Markiçi tregon se kurset profesionale janë falas për ata që më parë janë regjistruar si të papunë pranë drejtorisë së punës, ndërsa të punësuarit mund të nisin kurset kundejt një tarife të ulët.

Ajo thotë se krahas shumë të rinjve që kanë përfunduar kurset e parukierit, gjuhës së huaj apo berberit, të tjera kurse do të nisin ditët në vijim për të përgatitur të rinj në sektorin e shërbimeve dhe turizmit.

Mbi 100 kursantë vijojnë çdo ditë praktikat profesionale, ndërsa thirrja është për shumë të tjerë që aktualisht janë të papunë apo që akoma nuk kanë një profesion.

Artikulli paraprakSHKODËR, AKU PARALAJMËRON 8 SUBJEKTE
Artikulli tjetërMURIQANI, MBI 27500 SHTETAS KALUAN NË FUNDJAVË