E ndërtuar në vitin 2009 dhe inauguruar më 18 qershor të të njëjtit vit, pika e kalimit kufitar të Muriqanit ishte parashikuar të priste rreth 500.000 shtetas në harkun kohor të 12 muajve.

Ndërkohë, statistikat tregojnë se vetëm vitin e kaluar më shumë se 2 milion persona kanë kaluar përmes kësaj pike. Punonjësit e policisë kufitare tregojnë jashtë kamerave se fluksi i automjeteve është rritur nga viti në vit, ndrësa sezoni veror dhe fundviti krijojnë vështirësii të shumta për shkak të lëvizjeve të shtuara në hyrje – dalje.

Statistikat paraprake të këtij 6 mujori të parë flasin për lëvizje të shumta shtetasish, rreth 1 milion të tillë. 3 ditët e fundit po ashtu kanë shënuar fluksin më të lartë për këtë vit tregojnë burime pranë pikës së kalimit kufitar.

Të dhënat e nxjerra nga sistemi i kontrollit elektronik TIMS tregojnë gjithashtu se mbi 27500 shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë kaluar përmes kësaj pike fundjavën që lamë pas, ç’ka e bën portën kryesore të hyrje – daljeve në zonën Shengen.

Krahas kësaj, numri i automjeteve të regjistruara llogaritet rreth 8600 të tilla, ndërsa policia kufitare tregon se është punuar me procedurë të përshpejtuar.

Fluksi i fundjavës vazhdimisht menaxhohet përmes 4 sporteleve në hyrje dhe po aq në dalje, ku 3 u dedikohen autoveturave dhe 1 autobusëve. Sipas policisë kufitare, fluksi i lartë gjatë fundjavave ka nisur që në muajin qershor, ndërsa zgjat deri në fund të sezonit.

Artikulli paraprakKURSET PROFESIONALE FALAS, FTESË PËR TË RINJTË
Artikulli tjetërDRAÇIN, ADEMI INSPEKTON PUNIMET