Një kurs socio- politik startoi pasditen e së hënës në ambjentet e bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër. Starti erdhi nga Adrian Paci, i cili bashkëbisedoi me të rinjtë shkodranë për artin dhe ndikimin e tij në politikë.

Aktiviteti u përshëndet nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, duke përcjellë mesazhin e qartë se një nga prioritetet e Bashkisë së Shkodrës ka qenë dhe është rinia, në veçanti promovimi i përfshirjes sociale, artistike dhe kulturore të të rinjve.

Pavarësisht se në pamje të parë arti dhe politika, nuk kanë shumë lidhje me njëri- tjetrin, Adrian Paci solli mjaft shembuj të ndikimit reciprok, sidomos të artit ndaj politikës.

Interesi i të rinjve ka qenë i lartë për të ballafaquar konceptet e tyre për art- politikën me ato të artistit Adrian Paci.

Ky aktivitet ka për qëllim inkurajimin e dialogut rinor dhe përmirësimin i njohurive mbi qytetarinë aktive.

Sot ishte vetëm starti i kursi socio- politik, një tjetër aktivitet dedikuar rinisë, i cili vjen në kuadër të një sërë aktivitetesh të organizuara në kuadër të projektit “Yes Future”.

Artikulli paraprakQARKU SHKODËR, DISA SHKOLLA PA MËSIM
Artikulli tjetërBURG PA AFAT PER KREUN E PS NE KELMEND,PLAGOSI FQINJIN