Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se kush kapet me armë pa leje do të dënohet nga 5 vite burg, deri në 15 vite ne rast përsëritje. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku foli për Kodin Penal, ministri tha se dënimet e mëparshme për armëmbajtje pa leje kanë qenë simbolike.

Lleshaj: Dënimet që janë dhënë ndaj personave të kapur me armë kanë qenë të pamjaftueshme, kanë qenë simbolike. Ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë të ndahen nga armët. Për këtë Kodi parashikon që ata që kapen me armë dënimet fillojnë nga 5 vjet deri në 15 në rast përsëritje. Do bëjmë përpjekje që të rëndojmë kushtet për marrjen e armëve me leje.

Artikulli paraprakPLANI I BERZH PËR TREGTINË NË BALLKAN, ANILA DENAJ: PËRFITIMET QË KA SHQIPËRIA
Artikulli tjetërSHQIPËRIA NË VEND-NUMËRO NË RENDITJEN E FIFA-S, KOSOVA SHËNON NJË TJETËR REKORD