Shqipëria mbetet në vendnumëro në renditjen e FIFA-s për muajin shtator. Kombëtarja mban vendin e 64-të në FIFA në renditjen e publikuar ditën e sotme nga institucioni më i lartë i futbollit në Botë. Ekipi i drejtuar nga Edy Reja as ka fituar por as nuk ka humbur pozicion krahasuar me renditjen e fundit.

Gjatë kësaj periudhe Shqipëria ka zhvilluar dy ndeshjet eliminatore të Euro 2020 ku humbi me Francën 4-1 dhe fitoi 4-2 ndaj Islandës. Turqia rivali direkt në grupin tonë kualifikues dhe rivali i muajit tetor mban vendin e 36-të.

Kosova vijon ngjitjen në FIFA dhe arrin pozicionimin më të mirë që mund të ketë pasur ndonjëherë në FIFA duke vendosur një rekord të ri. Dardanët mbajnë vendin e 119-të duke fituar një pozicion krahasuar me muajin e fundit. Në shtator Kosova mposhti 2-1 Çekinë dhe u mposht 5-3 nga Anglia.

Belgjika kryeson renditjen e FIFA-s me 1752 pikë e ndjekur nga Franca që ka fituar një pozicion dhe në vend të tretë është Brazili që ka zbritur me një pozicion.

Artikulli paraprakKUSH KAPET ME ARMË DO DËNOHET NGA 5-15 VITE BURG
Artikulli tjetërPD: DORËHEQJA E GJIKNURIT NGA ‘ZGJEDHORJA’ S’ËSHTË KUSHT I YNË, POR I BE! DUHET TË ISHTE NË BURG