Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjobit Bashkine Shkoder për mosrespektimin e kushteve ne tregun e Rusit.

Pas inspektimeve te ushtruar ne terren, inspektoret e AKU, te ngarkuar me kete detyre, kane marre vendimin perfundimtar, mase administrative ndaj Bashkise Shkoder ne masen e 500 mije lekeve te reja. Por menjehere pas njohjes me kete vendim te dates 11.4. 2016 Bashkia Shkoder ka paraqitur kerkese ankimore duke mos qene dakort me vendim dhe procesverbalin qe ka sjell nxjerrjen e nje akti te tille. Lidhur me kete Star Plus ka siguruar kerkesen ankimore drejtuar Drejtorise se Pergjithshme te AKU Tirane ku Bashkia Shkoder argumenton mos dakortesine me vendimin perkates. Sipas shkreses zyratre, Bashkia Shkooder argumenton se bazur ne ligjin e e aperatorit ushqimor, ky institucion nuk eshte operator ushqimor ne kuptimin e ligjit dhe si I tille nuk mund te merren masa ndeshkuese ndaj tij. Po gjithashtu Bashkia Shkoder kendershton kete vendim edhe lidhur me menyren e veprimit te inspektimit ku saktesisht shprehet: Bazuar ne ligj Bashkia Shkoder duhej te njoftohej per procedurat e inspektimit, gje e cila nuk ka ndodhur dhe se ne autorizim nuk citohet shkaku I mosnjoftimit. Nerkaq lidhur edhe me proceduren e inspektimit Bashkia Shkoder thekson se AKU ka shkelur te drejtat dhe detyrimet e perfaqesimit ligjor te subjektit te inspektimit pasi ky I fundit ka te drejte te jete prezent dhe te ndjeke vete te gjitha veprimet e inspektimit. Po gjithashtu Bashkia Shkoder kundershon edhe masen e gjobes duke theksuar se eshte vepruar ne kundershtim te plote te dispozitave ligjore pasi denimi me gjobe parashikohet te jepet pasi te jete lajmeruar subjekti kundravajtes, dhe nese shkelja vazhdon ne menyre te perseritur apo nuk ploteson detyrimet e lena nga inspektoret. Megjithate nga e gjitha kjo, ajo qe mbetet per tu shqetesuar eshte situate ne te cilen ndodhet tregu I Rusit, por jo vetem, pasi kushtet ne te cilat tregtohen produkte te ndryshme ne qytetin e Shkodres jane jashte cdo kushti higjeno sanitar.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakRENDI DHE SIGURIA PUBLIKE NË SHKODËR
Artikulli tjetër“STAR SPORT”, NË FOKUS VLLAZNIA DHE TËRBUNI