Të gjithë deputetët e përjashtuar nga Lulzim Basha janë kthyer në grupin e Partisë Demokratike, përveç Sali Berishës.

Kuvendi shpjegon se përse Berisha ka mbetur jashtë, duke theksuar se ai nuk ka qenë anëtar i grupit të PD që prej nisjes së legjislaturës. Me kërkesë të Bardhit në grup janë kthyer të gjithë deputetët që kanë qenë anëtarë të grupit të PD që prej nisjes së legjislaturës më 10 shtator.

Në datën 9 prill 2024 Kuvendi është njoftuar nga z. Gazment Bardhi mbi “Revokimin e të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature.” Deputeti Sali Berisha, prej fillimit të legjislaturës, nuk ka qenë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROCEDOHEN 3 SHTETAS PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE
Artikulli tjetërISHTE LARGUAR PREJ 3 DITËSH NGA SHTËPIA, GJENDET TRUPI I PAJETË I 49-VJEÇARIT NË UJËRAT E LUMIT BUNA