DVP Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Itali, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash shtetasit A. Ç., 62 vjeç, banues në Shkodër.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. G., 19 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në mënyrë të parregullt.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 60 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka goditur me grushte shtetasin K. N., 75 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakVRAU GRUAN ME ARMË NË PEJË, BASHKËSHORTI PRANON KRIMIN NË POLICI, ISHTE DËNUAR MË PARË PËR DHUNË NË FAMILJE
Artikulli tjetërKUVENDI: BARDHI KTHEU PËRJASHTIMET E BASHËS VETËM GJATË KËSAJ LEGJISLATURE, ISH-KRYEMINISTRI S’KA QENË PJESË