Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur miratimin unanim të rezolutës kundër agresionit të rus. Ai thotë se si vend anëtar i NATO-s dhe vend anëtar jo i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit në OKB ka qëllim mbizotërimin e paqes dhe sigurisë e stabilitetit në Europë e më gjerë. Meta shton më tej se solidarizohemi me popullin ukrainas në përpjekjet e tyre për liri.

Postimi i Ilir Metës:

Përshëndes miratimin unanim të Rezolutës kundër agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, nga Kuvendi i Shqipërisë!
Si vend anëtar i NATO, vend kandidat i BE, anëtar jo i përhershëm i KS të OKB, dhe me qëllimin e mbizotërimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Europë, rajon e më gjerë, shprehim solidaritetin e plotë me popullin dhe institucionet demokratike dhe legjitime të Ukrainës në përpjekjet e tyre heroike për liri, dinjitet kombëtar dhe vlera europiane!

Artikulli paraprakRIFILLON MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, JA ÇFARË PRITET TË DISKUTOHET
Artikulli tjetërHUMBJA NË ZGJEDHJET E 6 MARSIT, JEP DORËHEQJEN NËNKRYETARI I PD