Vllaznia ka pësuar një tjetër humbje, kësaj here kuqeblutë nuk kanë arritur që të dalin me pikë nga qyteti i Laçit teksa luajtën përballë ekipit vendas.

Pjesa e parë teksa po shkonte drejt barazimit laçianët ndërmarrin një kundërsulm. Akuino del i vetëm përballë portieri Agoviç dhe çon në rrjetë topin duke shënuar golin e avantazhit. Në pushimin mes pjesëve Vllaznia e sheh veten në disavantazhin e një goli. Skuadra shkodrane në pjesën e dytë tenton që të gjejë golin e barazimit por e ka të pamundur. Laçianët rreshtohen mirë në prapavijë duke mos lejuar kuqeblutë që të rrezikojnë për barazimin. Në minutën e 69’ Cicmil për një ndërhyrje të gabuar largohet nga fusha e lojës me kartonin e kuq duke lënë skuadrën e tij me 10 futbollistë në fushën e lojës. Duke shfrytëzuar edhe epërsinë numerike Laçi e ka më të lehtë që të ruaj avantazhin që në pjesën e parë. Kështu miqve u mjafton një gol për të vulosur fitoren naj Vllaznisë dhe për të marrë një fitore tejet të rëndësishme. Këta 3 pikë vijnë për Laçin në një moment të vështirë teksa ndodhej në vendin e parafundit në renditje dhe fitorja me shkodranët ishte detyrë shtëpie. Nga ana tjetër për Vllazninë pas një serie rezultatesh pozitive vijnë dy humbje radhazi me Laçin dhe më përpara me Luftëtarin duke shuar shumë shpejt mundësitë për të tenduar vendet më lart në renditje. Gjithsesi ajo që mbetet si shpresë për Vllazninë është Kupa e Shqipërisë që mund të shërbejë si trampoline për të kapur Kupat e Europës edhe pse është e vështirë për t’u arritur.

Artikulli paraprakI DEHURI I THYEN BRINJËT GRUAS DHE DJALIT ADOLESHENT
Artikulli tjetërPLAGOS AKSIDENTALISHT NUSEN E XHAXHAIT DHE MË PAS VRET VETEN.