Shkodër, më 01.01.2016. Njoftim për Shtyp.

Me datë 01.01.2016, ora 01.40 në aksin rrugor Velipoje -Shkodër, tek kryqëzimi rrugor Dajç- Shkodër drejtuesi i automjetit tip ‘Mercedes-Benz’ me targa AA720 BF, ka humbur kontrollin duke rënë në kanalin e rrugës, për pasojë: Shtetasi Ardit Piranej 34 vjeç, banues në Dajç, Shkodër, që drejtonte automjetin, pak me parë ndërroj jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Shtetasit e mëposhtëm që ishin pasagjer në automjet: -M. D. 18 vjeç, banues në Dajç, Shkodër -M. T. 18 vjeç, banues në Dajç, Shkodër -A. T. 20 vjeç, banues në Dajç, Shkodër Po marrin ndihmën mjeksore në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Artikulli paraprak2016-ta NË SHQIPËRI, TROKET ME NJË VAJZË
Artikulli tjetërVijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim