Kapet një person i shpallur në kërkim, për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”. Specialistët e Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Shkodër mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ,

gjatë paradites së sotme në qytetin e Shkodrës bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit: • Nikolin Bungu, 23 vjeç, banues në Shkodër. Kapja dhe ndalimi i shtetasit Nikolin Bungu u bë pasi ishte person i shpallur në kërkim sepse : Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim Nr. 2262 datë 27.10.2015, ka caktuar masën e siguris ‘Arrest në burg’ për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakAKSIDENTI NE DAJC. NDERRON JETE NJE NGA TE PLAGOSURIT. VIKTIMA ESHTE 34 VJECARI ME INICIALET A.T
Artikulli tjetërHOLANDA MERR PRESIDENCËN E BE NË KOHË TË VËSHTIRA