“Situata nga reshjet e Shiut në qarkun Shkodër mund të precipitojë”.


Kështu shprehet shefi i emergjencave civile Pëllumb Dani i cili thotë se bora në zonat malore mbi 700 metër, rruga e Vermoshit, Qafë Selca në Pukë apo dhe dalja e përrenjve në Vau Dejës bashkë me shkarje dherash në zonat e Pukës janë problemet kryesore që ka qarku i Shkodrës pas reshjeve të shiut me itensitet. Në prefekturë është zhvilluar edhe një mbledhje për emergjencat civile nga ku janë marrë edhe masat konkrete për të parandaluar ndonjë përmbytje të mundshme.Institucionet rajonale dhe vendore janë në gatishmëri duke qenë se situata në ditët në vijim mund të përkeqësohet në qarkun e Shkodrës.