Greqia nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike. Mbrëmjen e sotme në orën 23:04 (me orën greke) është regjistruar një tërmet me magnitudë 4 i shkallës Rihter në Igumenicë, pranë kufirit me Shqipërinë në Jug. Lëkundjet janë ndjerë edhe në vendin tonë.

Epiqendra e tërmetit ishte 24 km në verilindje të Igumenicës. Thellësia e tërmetit është vlerësuar në 11.5 km. Mediat greke nuk raportojnë për dëme nga lëkundjet sizmike.

Artikulli paraprakVIDEO-LAJM! MOMENTI PREKËS, EFEKTIVI PËRQAFON E NGUSHËLLON VËLLAIN E MATEOS
Artikulli tjetërSHQIPTARËT DUAN TË IKIN SËRISH, APLIKIMET PËR AZIL NË GUSHT TEJKALOJNË NIVELET E PARA PANDEMISË