Biznesmeni Seit Fishta është lënë në gjendje të lirë nga gjykata e apelit në Shkodër.

Në seancën gjyqësore që u zhvillua apeli ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë si dhe vendimet e gjykatës së shkallës së parë. Kështu është vlerësuar i paligjshëm ndalimi i biznesmenit Fishta, nuk është pranuar kërkesa e prokurorisë për masë sigurimi si dhe është hequr masa e sigurimit garanci pasurore prej 50 mijë eurosh. Përpara kësaj seance është zhvilluar një tjetër gjyq teksa gjykata e apelit vendosi edhe heqjen e sekuestros për 9 pallatet për të cilat akuzohej biznesmeni Fishta. Në dalje një prej avokatëve, Përparim Sanxhaku e quajti të ligjshëm vendimin e gjykatës së apelit për klientin e tij.Gjatë seancës gjyqësore avokatët mbrojtës Lulzim Karini dhe Përparim Sanxhaku cilësuan se nuk ka dyshim të arsyeshëm por as vepër penale nga biznesmeni Fishta i cili akuzohej për “ndërtim të paligjshëm” si dhe të gjitha pallatet në Velipojë janë ndërtuar me leje ndërsa e quajtën të kundraligjshëm ndalimin e tij si dhe u shprehën se prokuroria nuk ka sjellë asnjë fakt. Prokurorja e apelit kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” por gjykata la të lirë Seit Fishtën si dhe nuk pranoi asnjë prej kërksave ashtu siç hoqi masën e sigurisë.

Artikulli paraprakRAMA FLET PAS PËPLASJES ME BLUSHIN
Artikulli tjetërRAMA KOMENTON NË FACEBOOK VIZITËN E TIJ NË SHKODËR