Njoftimi i Policisë:

Muriqan – Shkodër Vijojnë operacionet antidrogë Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët në D.V.P Shkodër kanë goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike Sekuestrohen 5 kg e 500 gr lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva Arrestohet në flagrancë 2 shtetas Nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës së tyre për parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve të mëposhtëm: • Ismet Shehaj, 37 vjeç, banues në Tiranë • Gazmend Koçi, 42 vjeç, banues në Tiranë Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi: Më datë 17.10.2016 gjatë kontrollit të ushtruar në P.K.K Muriqan në automjetin tip “Wolsvagen” me targa AA 048 NG u konstatua se në pjesët anësore poshtë dyerëve të automjetit iu gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale: • 10 pako të mbështjella me letër natriban me 5 kg e 500 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/a dhe 25 të Kodit Penal.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHKODËR, TRENI AKSIDENTON PËR VDEKJE NJË 74 VJEÇAR
Artikulli tjetërJAKA: ANËTARËSIMI I DETYRUESHËM I BIZNESEVE NUK I RËNDON