Angazhimi në fushatën zgjedhore u ka kushtuar detyrën dy drejtuesve të OSHEE. Mësohet se administratori i OSHEE, Haki Mustafa, ka urdhëruar sot pezullimin e dy punonjësve të kompanisë OSHEE, Bukurosh Maci me detyrë drejtori i Drejtorisë Rajonale të OSHEE Elbasan dhe Ndue Nikolli me detyrë shef i agjencisë OSHEE Pukë, me motivacionin “Për pjesëmarrje në fushatë”.

“Arsyeja e këtij vendimi është bazuar në nenin 153 pika 1,2, neni 154 pika 1 e Kodit të Punës si dhe duke u mbështetur në VKM nr. 473 datë 01/06/2017 pika 2 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”thuhet në njoftimin e OSHEE. Po sot administratori i OSHEE-së Mustafa, ka komanduar Alfred Mitron në pozicionin drejtor të drejtorisë rajonale të OSHEE Elbasan dhe Admir Uruçin si shef i agjencisë OSHEE Pukë.

Artikulli paraprakSHKODËR, E MOSHUARA GRABITET NË MES TË DITËS
Artikulli tjetërPROJEKTI I LIQENIT, POROSITËSI BASHKIA SHKODËR