Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta

Sekuestrohet heroinë dhe arrestohet në flagrancë poseduesi Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e aktivitetit kriminal të narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• Alban Bushati, 29 vjeç, banues në Shkodër Më datë 07.01.2017 , gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Tom Kola”, i’u gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi pluhur e dyshuar si ajo e lëndës narkotike heroinë, të vendosur në 5 qese plastike me peshë totale 1.8 gr.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakZJARRI NË PERASH , POLICIA JEP DETAJE
Artikulli tjetërARRSH: SITUATA E RRUGËVE DHE ZONAVE TË BLLOKUARA