Vllaznia më në fund gjen fitoren.

Ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të skuadres shkodrane ndeshja Vllaznia-Flamurtari, luajtur sot pasdite në fushën sportive “Reshit Rusi” në Shkodër. Gola për kuqeblutë janë shënuar nga Cicmil në 2’ dhe Ndriçim Shtubina në 65’, duke i garantuar kështu triumfin Vllaznisë. Ndërsa goli për Flamurtarin u shënua nga Dushku në minutat e fundit të lojës, pikërisht në 87′. Ndërkohë për mediat ka folur pas ndeshjes edhe trajneri i Vllaznisë Armando Cungu, i cili tha se e rëndësishme është që Vllaznia të qendrojë në Supërligë dhe se loja e sotme duhet të ishte zhvilluar edhe ndaj Teutës. Gjithashtu Cungu falenderoi të gjithë tifozët për mbështetjen e tyre edhe në këtë ditë me shi.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakJUVENTUS ZYRTARISHT KAMPION I ITALISË
Artikulli tjetërRAMA PËR “21 JANARIN”: JA PSE S’DUAN REFORMË NË DREJTËSI