Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Gjykata e Lartë vulosi përfundimisht mbylljen e procesit gjyqësor për 21 Janarin, duke refuzuar rekursin e prokurorisë.

Përmes një statusi të shkurtër në faqen e tij në Facebook, Rama përmend edhe vendimin e Gjykatës së Apelit për shpalljen si i pafajshëm të kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, që bashkë me dosjen e 21 Janarit tregon sipas tij se opozita nuk e do reformën në drejtësi. “Xhmziu i pafajshem dje pas nje farse te neveritshme 21janari i mohuar sot pas nje zvarritjeje kriminale; ja pse s’duan reforme ne drejtesi. Ja pse bertasin perdite e me fort “krimi krimi!” dhe u vete mendja deri tek armet, i tmerron drejtesia qe vetem Refoma ne Drejtesi e sjell!”, shkruan Rama.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakVLLAZNIA MPOSHTË FLAMURTARIN
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 25.04.2016