Miq, kolegë dhe të afërm I dhanë sot lamtumirën e fundit piktorit të mirënjohur shkodran Ndoc Gurashi I cili u nda nga jeta dy ditë më parë.Duke shprehur keqardhje për të kolegët treguan rëndësinë që artisti ka pasur në artin figurativ shkodran.

Ndoc Gurashi ishte një nga emrat më të mëdhenj të artit figuarativ shkodran I cili tërë jetën e tij ja ka kushtuar pikturës. Pikturat e tija janë shfaqur në ekspozita të famshme cka kanë bërë që Gurashi të dekorohet me medalje dhe me titullin mjeshtër I shquar në profesion. Në moshën 93 vjecare piktori i vjetër ka ndërruar jetë duke I dhene fund kështu edhe jetës artistike. Ndërkohë pak ditë më parë vdiq edhe bashkëshortja e tij Jolanda Gurashi.

Artikulli paraprakNDIHMA EKONOMIKE, ANA E MALIT KËRKON VËMENDJE!
Artikulli tjetërBESA – VLLAZNIA B ME PORTA TË PAPREKURA