Sali Berisha ka folur në Kuvend për largimin e Arben Ahmetajt nga Shqipëria. Berisha tha se mazhoranca e ndihmoi të arratisej, ndërsa pyeti sekretarin e përgjithshëm socialist nëse e ka shoqëruar Ahmetajn.

Mblidhemi në këtë seancë pasi ka ndodhur, akti më i pashmebullt, figura e dytë e narkoqeverisë është arratisur dhe ky raporti juaj me drejtësinë, ky është kati më i turpshëm, pasi ka vetëm vjedhur, pasi ka mbush baulet duke vjedhur më të varfrit e Shqipërisë, ja mbath. Kryen aktin më të turpshëm të një hajduti ordiner, a e dini se çdo të thotë kjo për një zyrtar, ministër, deputet. Nuk dua tu them se jeni Ahmetër, se nuk është e lehtë të hedhësh faj kolektiv, por mos harroni se faji kolektiv ekziston në doktrinë, realitet. Në vend se të ndalemi e të diskutojmë për këtë ngjarje që tejkalon çdo masë, e servirët se i njeriu i suksesit, e informoni që të ikë. Katër orë para se t’i vinte parlamentit njoftimit, e përcolle ti Damian atje apo jo. Më thuaj pak këtu. Po të pyes? Ca është ky reagim mor. I the ti apo jo, e njoftove që të ikë. Në vend se të dilni këtu kokulur, të kërkoni të falur shqiptarëve, a keni ju moral, cipë shtetari, zyrtari? Mbaroi koha, po s’mbarojnë kurrë krimet e kësaj qeverie.

Artikulli paraprakBARDHI NË KUVEND: PEZULLONI SEANCËN PLENARE, RAMA TË VIJË TË JAPË LLOGARI PËR AHMETAJN DHE DHUNËN NË GURORE
Artikulli tjetërSPIROPALI: S’KA ARGUMENT QË E BËN PIS RAMËN NË RAPORT ME DREJTËSINË