Largimi i investitorit, Basha:Rama është rreshtuar me krimin

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me largimin e kompanisë e cila përfaqësohej në Shqipëri nga Faad Mitri i cili i dhunua disa ditë më parë, ku ka thënë se kryeministri i vendit Edi Rama nuk ka reaguar fare për largimin e kompanisë duke u rreshtuar kështu me krimin. Në një deklaratë të bërë për mediat, kryedemorkati shtoi se, qeveria nuk po mbron investitorët por anëtarët e organizatave kriminale. Përveç kësaj, ai theksoi se largimi i kompanisë është një lajm i keq jo vetëm për ekonominë e vendit por edhe për klimën e biznesit pasi në Shqipëri faktet tregojnë se mbizotëron krimi. Nga ana tjetër, ai i ka bërë thirrje kompanisë investitore që të rishikojë vendimin e saj për tu larguar nga Shqipëria, pasi vendi ka nevojë për investime të tilla dhe shtim të vendeve të punës. Ja deklarata e plotë e liderit të PD-së Lulzim Basha Rama u rreshtua me krimin që dhunoi investitorin. Heshti edhe sot pas këtij lajmi të kobshëm për largimin e kompanisë. Hesht Edi Rama sepse kështu i duhet Shqipëria, e varfër, e papunë, pa investime pasi kështu e ka më të lehtë ta qeverisë me banda. Në Shqipëri për gjithçka vendos krimi. Largimi i kompanisë është lajm i keq për Shqipërinë të mbuluar nga droga e të sunduar nga bandat. Lajm i keq për mijëra familje që shpresonin të gjenin vende pune. Lajm i keq për klimën e investimeve të huaja që po bien nga viti na vit. Lajm i mirë për krimin, banditë, trafikantët që ia dolën që të largojnë një investitor, mundësi të ndershme zhvillimi e punësimi. Krimi, trafikantët e banditët ia dolën ta mbajnë plaçkë të tyre zhvillimin, plaçkë të kartelit të drogës. Alternativa e Ramës është hashashi. Shqipëria me drogë e nën sundimin e kartelit të tij janë e vetmja mundësi që ai të qëndrojë në pushtet. PD i bën thirrje kompanisë që të rishikojë vendimin e saj. Shqipëria ka nevojë për investime, për punë. Ne e dimë që investitorët kanë nevojë për garanci e siguri nga qeveria, Rama ka dëshmuar se ai jep siguri, garanci vetëm për krimin, bandat e trafikantët dhe jo për investitorët vendas e të huaj. Kjo është një arsye më shumë se përse ai duhet ndalur. Shqipëria nuk mund, nuk duhet e nuk do të jetë peng i Edi Ramës e kartelit të tij kriminal” tha ai.

Artikulli paraprakPALASTINEZI 16 VJECAR GODET ME THIKE USHTARIN IZRAELIT
Artikulli tjetërVAZHDOJNE LEKUNDJET E TOKES NE ITALINE QENDRORE