Palestinezi 16-vjeçar sulmon me thikë ushtarin izraelit,qëllohet për vdekje

 Ky është momenti dramatic kur një adoleshent palestinez u përpoq të godiste me thikë një ushtar izraelit përpara se ta qëllonin për vdekje. Kamerat e sigurisë tregojnë 16-vjeçarin të veshur me të zeza që i afrohet një ushtari në qytetin Hebron duke i treguar atij disa letra. Pasi i afrohet më shumë, adoleshenti nxjerr një thikë nga prapa dhe përpiqet të godasë rojen e Forcave të Mbrojtjes Izraelite. Ushtari arrin të shmanget, por adoleshenti vazhdon përpjeken e tij për të goditur një ushtar tjetër përpara se atë ta qëllojnë. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite deklaroi: “Në përgjigje të menjëherëshme ndaj një kërcënimi për sulm me thikë, foract ushtarake u desh të vrisnin të riun”.

Artikulli paraprakPERNDJEKJA E VAJZAVE,POLICIA ARRESTON DY PERSONA
Artikulli tjetërLARGIMI I INVESTITORIT,BASHA:RAMA ESHTE RRESHTUAR ME KRIMIN