Miratimi i planit rregullues nga Qeveria Shqiptare i ka hapur rruge dhënies së lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Lezhës, e kjo pritet të rrisë të ardhurat në këtë njesi vendore, të cilët përgjatë vitit 2024 dhe 2025 është parashikuar ta kalojnë vleren e 600 milion lekëve nga 300 milion që ishin më parë.Ky është objektivi i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë, ku taksa e infrastruktures zë pjesën më të madhe të të ardhurave.

Projektimi i të ardhurave është përcaktuar mbi bazen e kapaciteteve fiskale që ka Bashkia Lezhë, ndërsa ndikim pozitiv pritet të japë dhe implementimi i sistemit të ri të taksave.
Interesi i investitoreve për ndërtime kryesisht në zonen turistike të Shëngjinit është mjaft i lartë, ku disa leje ndërtimi janë dhënë e të tjera janë në proçes.

Artikulli paraprakUJËSJELLËSI TASK FORCË PËR DEBITORËT
Artikulli tjetërDISA ORË SHI, BANORËT VESHIN ÇIZMET NË SHKODËR