Kjo është gjendja e krijuar nga reshjet e shiut të një nate më parë në një nga rrugët e lagjes “Partizani” në qytetin e Shkodrës. Gropat e mbushura me ujë në të dyja anët e rrugës I kanë detyruar banorët të veshin çizmet edhe një herë.

Rruga në këto kushte është e vështirë për tu kaluar nga fëmijët dhe të moshuarit.

Për banorët, bashkia Shkodër ka garantuar asfaltimin e rrugës por ende nuk dihet se kur.
Prej vitesh, mbi 250 familje që jetojnë në këtë zonë vuajnë nga mungesa e infrastrukturës rrugore. Vite më parë u rikonstruktua një pjesë e rrugës, por punimet u ndërprenë duke lënë këtë pjesë të harruar pavarësisht premtimeve.

Artikulli paraprakLEJET E NDËRTIMIT DO SJELLIN DYFISHIM TË ARDHURASH
Artikulli tjetërSHKODËR, ZHVILLOHET KAMPIONATI I SHAHUT