Një tërmet ka prekur sërish Greqinë me një lëkundje sizmike me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter rreth orës 23:58 në Selanik duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Epiqendra ishte 15 kilometra në lindje të Selanikut dhe thellësia u vlerësua 6.5 kilometra. Magnituda ishte e vogël si rrjedhojë nuk ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Sidoqoftë, jo më larg se 2 ditë më parë Greqia u përball me një tërmet të fuqishëm 5.2 ballë në zonën e Kretës dhe kjo ka bërë që qytetarët të jenë mjaft të shqetësuar për këto lëkundje të shpeshta.