
Rreth orës 14:39, një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter goditi rajonin e Shkodrës. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 14 kilometra në jug të qytetit, me një thellësi prej 10 kilometrash.
Lëkundjet u ndjenë në disa qytete të veriut të Shqipërisë, përfshirë edhe kryeqytetin, Tiranë. Deri më tani, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet kanë shkaktuar panik tek banorët.