Pakti i arritur mes socialistëve e demokratëve për t’i garantuar emigrantëve pagesën nga shtetit të votës me postë edhe në dërgim edhe në kthim dhe prodhimi më shpejt i fletës së votimit duke afruar afatet për dorëzimin e kandidatëve, rrezikon të mos marrë 84 votat në Kuvend, duke cënuar kështu që proces historik që ndodh për herë të parë në vendin tonë, votën e diasporës pa iu dashur të vijnë fizikisht në Shqipëri. Njëri vëlla që ka një letër njoftim shqiptar voton, vëllai tjetër nuk voton, tha Berisha. Sali Berisha kërcënon të mos e japë votën e deputetëve të tij për këto ndryshime në Kodin Zgjedhor të dakordësuara më parë mes negociatorët e të dy palëve, nëse nuk pranohet një kërkesa shtesë e tyre: Votimi I emigrantëve që nuk e kanë një pasaportë apo kartë identiteti shqiptare, me një mjet identifikimi të vendeve të huaja ku jetojnë. Asnjë votim nuk bëhet për këtë çështje në parlament.

Nëse kërkesa për të votuar me dokument të huaj biometrike nuk realizohet, Berisha shkon në skenare protestash përtej kufijve. KQZ të bëjë demarshet zyrtare dhe të shprehet publikisht sepse zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është një detyrim madhor kushtetues. Përndryshe, ne do organizojmë demonstratat më të fuqishme pranë ambasadave të narkoshtetit. A rrezikon PD të kthehet në një minues procesi, duke qenë se nëse nuk miratohen ndryshimet në Kodin Elektoral fleta e votimit nuk arrin të prodhohet në kohë për tu dërguar dhe për t’u kthyer në kohë.

Minuese e procesit është PS-ja, që i lejon vetes të marrë një vendim të tillë, absurd, përjashtues për 1 milionë shqiptarë. Kjo tregon se këta e nisën për tu tallur këtë proces. Një ditë më parë Sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri i quajti kërkesat jashtë marrëveshjes të PD-së, alibi për humbjen, ndërsa njoftoi se qeveria do të lejojë me akt normativ votimin me ID të skaduara vetëm për diasporën, ndërsa në Shqipëri dokumentet e identifikimit duhet të rinohvohen. Pikë e marrëveshjes ishte edhe numërimi i votës së diasporës nga komisionerë politikë dhe jo nga KQZ.

Artikulli paraprakLËKUNDJE TËRMETI NË SHKODËR
Artikulli tjetërAKSIDENTI NË DARRAGJAT, HUMB JETËN 45 VJEÇARI