Letërsia shqipe prezantohet në Panairin e Lajpcigut nga 15 deri më 18 mars.

Stenda e Shqipërisë atje është ideuar si një vënd promovimi dhe bashkëbisedimi mbi krijimtarinë shqiptare bashkëhore të fokusuar në trajtimin e temës së kujtesës, përshtatjen me ndryshimet rrënjësore historike, emigrimin, bashkëjetesën dhe integrimin.

Midis 15 dhe 18 marsit letërsia shqipe prezantohet në Panairin e Lajpcigut, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës.

Ajo që ministria e quan prurja më e mirë e letrave shqipe në vitet e fundit, përfaqësohet nga shkrimtarët bashkëkohorë të vlerësuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare në tre vitet e fundit, si: Bashkim Shehu, fitues i Çmimit Balkanika 2015, Rudi Erebara, fitues i Çmimit Europian për Letërsinë, Idlir Azizaj Autori i Vitit” 2017, Agron Tufa “Autori i Vitit i Pananirit të Librit”, Parid Teferici, Virion Graçi, Luljeta Lleshanaku, Romeo Çollaku e të tjerë.

Stenda e Shqipërisë është ideuar si një vend promovimi dhe bashkëbisedimi mbi krijimtarinë shqiptare bashkëhore të fokusuar në trajtimin e temës së kujtesës, e përshtatjes me ndryshimet rrënjësore historike, emigrimit, bashkëjetesës.

Të ftuar në stendën shqiptare do të jenë autorët Gazmend Kapllani, një shkrimtar shqiptar që jeton prej njëzet vitesh në Greqi e që përmes krijimtarisë së tij zbulon se si totalitarizmi, emigracioni, kufijtë dhe historia ballkanike kanë formuar jetën private dhe narracionin e tij personal.

Thanas Medi, i cili në një pjesë të mirë të krijimtarisë trajton jetën e një pakice kombëtare në Shqipëri, si vllehët, si dhe historinë e një brezi që përjetoi ndryshimet e mëdha të viteve nëntëdhjetë.

Dhe brezi i më të rinjve prezantohet me Manjola Nasin, përkthyese dhe poete që sjell një lirikë urbane dhe imazhiste.

Kjo është një mundësi e shumë që autorët shqiptarë të prezantohen aty me lexime, intervista të hapura për publikun, të krijonë kontakte me botues që i hapin rrugën përkthimeve në gjuhë të tjera.

Ministria e Kulturës ka menduar që në stendën shqiptare t’i bëhet homazh shkrimtarit Kasëm Trebeshina, duke e prezantuar atë pas vdekjes dhe për herë të parë në deklaratat publike të ministrisë, si simbol i disidencës. Profili i Trebeshinës shoqërohet nga një prezantimin i shkurtër i romanit “Odin Mondvalsen” që është përkthyer tashmë në gjunë gjermane.

Panairi i Lajpcigut që është ngjarja e dytë e madhe në botën gjermanofone pas Panairit të Frankfurtit, ka si karakteristikë leximin. Autori dhe lexuesi janë më afër se në çdo manifestim të tjetër lloji mbi librin.

Artikulli paraprak“STREHIM SOCIAL PËR TË RINJTË JETIM NGA BASHKIA”
Artikulli tjetërOBOTI DEL NGA IZOLIMI, BIE NIVELI I UJIT