E tronditur nga lajmi i tërmetit, Emily vogëlushja nga Italia ka shkruar një letër për fëmijët shqiptarë.

Krahas letrës ajo ka bashkangjitur edhe 5 euro për për fëmijët e prekur nga tërmeti.
Vogëlushja jeton në qytezën e vogël Agordo që ka vetëm 4 mijë banorë në provincën e Bellunos në Itali.

Letra e kësaj vogëlushe italiane i drejtohet punonjësve të Mbrojtjes Civile Italiane, ku u kërkon të dërgojnë në Shqipëri letrën e saj si dhe 5 eurot.

“E dashur Mbrojtja civile e Bellunos. Unë jam Emily e sot kur u zgjova në mëngjes dëgjova në lajme për lajmin e keq.

Mami im që tani është duke pirë kafe , më shpjegoi se në Shqipëri pati një tërmet të fortë.
Unë imagjinova ata fëmijë që po flinin në krevatet e tyre të ngrohta, pranë mamit a babit o pranë vëllezërve të tyre, e do jenë trembur shumë.

Më vjen kaq keq e uroj të mos dëgjoj më lajme të tilla në televizor. Nga frika ata fëmijë nuk do të kenë ngrënë as mëngjes.

Unë nuk jam shqiptare por dua t’u them atyre fëmijëve se dëshiroj të jem mikja e tyre e zemrës. Nuk di si t’ja bëj e dua që ju të më ndihmoni t’i dërgoj fëmiëjve të Shqipërisë këtë pikturën time që ata ta shohin se unë i kam menduar e më vjen shumë keq për atë cfarë u ka ndodhur.

Shpresoj që të jenë përsëri të qetë e të lumtur me familjet e tyre. Ju përshëndes fëmijë shqiptarë e po ju nis dhe 5 euro kështu që nesër të hani mëngjes”, shkruhet në letrën e vogëlushes.

Letra mban datën 26 nëntor 2019, ditën kur tërmeti i fortë goditi Shqipërinë.

Artikulli paraprakKAPET NË MORINË I KËRKUARI NGA ITALIA PËR VJEDHJE ME DHUNË
Artikulli tjetër‘HIQE PERÇEN GJATË SEANCES’,GJYKATA URDHËRON GRUAN E KTHYER NGA SIRIA