Krahas forcimit të kontrollit kufitar edhe për vetë shtetasit evropianë, duke shkaktuar pritje më të gjata kohore për procedurat në pikëkalime, në fillim të 2017-s pritet të hyjë në fuqi dhe mekanizmi i ri për pezullimin e vizave.

Një mekanizëm i tillë ekziston, por nuk është përdorur ende, pasi u kërkua, fillimisht në 2010-n, nga shtetet anëtare përpara se Këshilli i BE-së të vendoste për liberalizimin e vizave me Shqipërinë e Bosnjën dhe ngjashëm, ai pritet të shfrytëzohet edhe për vendet e tjera të dialogut në të ardhmen, përfshirë Kosovën. Por, në dallim nga mekanizmi ekzistues, versioni i pajtuar së fundmi mes institucioneve të BE-së, midis të tjerash, i mundëson edhe Komisionit, jo vetëm vendeve anëtare të prekura, që të kërkojë si zgjedhje të fundit, në raste specifike, rikthim të përkohshëm të vizave ndaj vendeve përfituese problematike.

Tove Ernst, zëdhënëse e KE-së tha se: “Së pari, ne e kemi një mekanizëm për pezullimin e vizave në fuqi me rregulloren tonë të vizave dhe ajo që bëjmë tani është përforcimi i këtij mekanizmi, në mënyrë që të forcojmë politikën tonë të liberalizimit të vizave”. Të interesuarve për të lëvizur u duhet të respektojnë kushtin e ri të BE. Sipas saj, “Aplikimi ‘online’ për këtë merr vetëm pak minuta dhe u nevojiten të dhënat e pasaportës. Ne presim që në 95 për qind të rasteve, aplikuesit të marrin menjëherë përgjigje pozitive për autorizim të udhëtimit”, tha zëdhënësja e KE-së për RTSH. Sipas saj, pritet zbatimi i ETIAS. “Sistemi europian i autorizimit të informacionit të udhëtimit, nuk është aspak vizë, por tërësisht diçka tjetër, që synon të lehtësojë udhëtimin pa pengesa të atyre që duan të hyjnë në BE. Pra është një sistem, në të cilin ne mund të verifikojmë nëse ata përbëjnë rrezik për sigurinë publike, apo janë emigrantë të parregullt, përpara se të paraqiten në kufi”- shprehet ajo

Artikulli paraprakGJENDEN PJESË TË AVIONIT RUS TË RRËZUAR NË DETIN E ZI
Artikulli tjetërVRITET XHIHADISTI QË BËRI KURBAN VAJZËN E TIJ 8 VJEÇ NË NJË SULM KAMIKAZ