Një 28-vjeçar është vënën në pranga pasi u kap me armë pa leje. I riu, K.M ka qenë i dënuar edhe më herët për të njëjtin krim në Kurbin.

Policia gjithashtu ka vënën nën hetim 4 pasagjerët në këtë automjet për moskallëzim krimi.

Ai u pikas nga policia në afërsi të fshatit Shëmri, Kurbin. Shërbimet e Policisë sinjalizuan për të ndaluar, automjetin që drejtonte i riu, por ky i fundit sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, një armë zjarri pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje. Shërbimet e Policisë e gjetën armën e zjarrit dhe e sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakI DHA KANABIS NJË TË MITURI DHE VIDEON E POSTOI NË ‘TIK TOK’, 31-VJEÇARI REZULTON TË KETË PROBLEME TË SHËNDETIT MENDOR
Artikulli tjetërRAMA JEP LAJMIN E MIRË: NIS PROGRAMI I KREDIVE TË LEHTËSUARA PËR MJEKËT, POLICËT DHE USHTARAKËT