Lezhë, 8-vjeçarja bie nga kati i 6 i pallatit, humb jetën

 

Një vajzë 8-vjeçare ka rënë nga kati i 6 i një pallati në qytetin e Lezhës, ku për pasojë ka humbur jetën disa orë pas ngjarjes në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12 e 30 minuta në lagjen “Besëlidhja” në banesen ku jetonte e mitura me iniciale K.P. Sipas të dhënave vogëlushja ka qenë duke luajtur në ballkonin e apartamentit, kur është rrëzuar. Vajza ka qenë vetëm brenda banesës, pasi nëna e saj kishte dalë për të blerë ushqime. Nga goditja mësohet se vogëlushja ka pësuar dëmtime në kokë, ndërkohë që kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë parë ngjarjen dhe i kanë ardhur menjëherë në ndihmë të miturës. Ata e dërguan me urgjencë në Spitalin e Lezhës ku pasi mori ndihmën e parë u dërgua me urgjencë nëpërmjet helikopterit në Spitalin e Traumës në Tiranë. Pavarësisht ndihmës që iu dha në spital, vogëlushja humbi jetën rreth katër orë pas ngjarjes në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Artikulli paraprakPLUMBA NË ERRËSIRË, ARRESTOHEN DY SHQIPTARËT QË BËNË ATENTAT
Artikulli tjetërPLOTËSIMI I KZAZ-VE, KQZ SHTYN AFATIN DERI MË 3 PRILL