Plotësimi i KZAZ-ve, KQZ shtyn afatin deri më 3 prill

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve shtyu deri më datë 3 prill vendimarrjen për caktimin e anëtarëve të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve. Në total janë 45 anëtarë dhe 45 sekretarë të KZAZ-ve që duhen plotësuar pas refuzimit të opozitës që të sillte emrat e tyre deri më datë 15 mars. Sipas Kodit Zgjedhor, KQZ u drejtohet qytetarëve të interesuar për t’u bërë pjesë e këtyre komisioneve nëse partitë politike nuk e bëjnë këtë. Thirrjes së KQZ-së në këtë rast i janë përgjigjur 200 qytetarë që kanë aplikuar për të qenë pjesë e KZAZ-ve në zgjedhjet e 18 qershorit. Ndërkohë, KQZ i dha mandatin e deputetit Xhevit Bushajt të Partisë Socialiste pa dorëheqjes së Ervin Koçit.

Artikulli paraprakLEZHË, 8-VJEÇARJA BIE NGA KATI I 6 I PALLATIT, HUMB JETËN
Artikulli tjetër“RANGE ROVER” PËRPLAS PËR VDEKJE 1 PERSON ME BIÇIKLETË