Një 44 vjeçare, banuese në Laç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 të një ditë më parë bën të ditur policia vendore e Lezhës teksa në aksin e vjetër Milot-Laç në vendin e quajtur “ish – uzina e superfosfatit”,

ka ndodhur ky aksident automobilistik ku shtetasi A.G. vjeç 23, banues në Milot, duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar shtetasen këmbësore Z.D. vjeçe 44, banuese në Laç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Pas informacionit për këtë aksidentë me pasojë vdekjen në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor duke vijuar veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti të ndodhur në aksin e vjetër Milot-Laç.

Aksidentet rrugore në Qarkun e Lezhës vazhdojnë të jenë një shqetësim ndërsa disa akse atje mbeten ende njolla të zeza duke marrë jetë njerëzish apo duke patur edhe të plagosur rëndë. Masat e policisë nuk kanë mjaftuar për të përmirësuar situatën.

Artikulli paraprakLEZHË, ENDE MISTER ZHDUKJA E BIZNESMENIT TURK
Artikulli tjetërBLERAN, FSHATI ME PROBLEME NË KATËR STINËT