Zhdukja e biznesmenit turk në Lezhë dhe braktisja e jahtit të tij ka ngritur në këmbë të gjitha strukturat në Shqipëri.

Kështu fillimisht kanë qenë familjarët e biznesmenit turk të zhdukur në mënyrë të mistershme që kanë ardhur për të marrë anijen Atika Bey Jaht ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një ekzekutimi mafioz për trafikun e drogës mes Ballkanit dhe Europës.

Tashmë pjesë e këtyre hetimeve janë bërë krimet e rënda por edhe Shërbimit Informativ shtetëror për të mësuar më shumë për zhdukjen e mistershme të biznesmenit nga Turqia Sevgin Yavuz në ujërat shqiptare. Ka qenë një peshkarexhe e cila po vinte në drejtim të portit të Shëngjinit e cila ka vërejtur se rreth 11 milja nga Rodoni ka parë një jaht por pa asnjë njeri brenda.

Hera e fundit e regjistrimit ky jaht e ka patur në portin e Tivarit në Malin e Zi ndërsa aty biznesmeni turk ka qëndruar për disa ditë dhe me 2 shtator është larguar nga atje. Ka qenë ora 17.42 minuta kur në afërsi të Budvas sërish në Malin e Zi turku Yavuz ka patur komunikimin e tij të fundit me radar.

Sipas burimeve biznesmeni i zhdukur në mënyrë të mistershme nuk ka patur për qëllim të vijë në Shqipëri por dyshohet se jahti i tij është zhvendosur nga erërat drejt Shëngjinit.

Tashmë ka disa pista dyshimi që e lidhin edhe me mundësinë e një ngjarje aksidentale por nuk përjashtohet edhe pista tjetër e një vrasje të mundshme nga grupe kriminale për pazare dhe trafik droge. Brenda jahtit janë gjetur pasaporta e biznesmenit turk por edhe disa dokumente të tjera dhe do të shihet nëse kanë qenë edhe persona të tjerë me të. Ajo që shton dyshimet për një ngjarje kriminale është se jahti nuk kishte asnjë problem teknik ndërsa ishte edhe plot me karburant çka siguronte një udhëtimit edhe përtej Shqipërisë.

Nga lëvizjet e fundit përpara kësaj ngjarje jahti ka lëvizur në disa porte të Italisë dhe atë të Tivarit në Malin e Zi. Pas jahtit të gjetur ka qenë policia kufitare e Shëngjinit që bashkë me forcat policore të stacionit të Shëngjinit e rimorkuan jahtin luksoz në port në pritje të ardhjes së familjarëve të biznesmenit 31-vjeçar të cilët janë nisur drejt Shqipërisë.

Brenda jahtit policia nuk ka gjetur asgjë të jashtëligjshme ndërsa vijojnë hetimet për ta zbardhur të plotë ngjarjen.

Artikulli paraprakPRAGNDESHJA FRANCË-SHQIPËRI, REJA: DUA 11 LUANË NË FUSHË
Artikulli tjetërLEZHË, AKSIDENTOHET PËR VDEKJE KËMBËSORJA 44 VJEÇARE