“Drejtësi me dy standarte, dhe zyrtarë të korruptuar, organi i akuzës ka falsifikuar dokumentacionin”, kjo ka qene deklarata e radhes e Lek Frrokut i akuzuar si organizator i skemës së tjetersimit të pronave në zonen e ranës së Hedhun në Shëngjin.

Gjykata e Lezhës e ka rrëzuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke e lenë atë serish në “arrest shtëpie”.

Përmes avokatëve të tij, Frroku kishte paraqitur kërkese për zevendësim të masës së sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje. Por kjo nuk nuk u pranua nga prokurori i çështjes.

Avokatët e Frrokut e kanë quajtur të padrejtë vendimin, ndërsa kanë akuzuar organin e akuzes se po vepron me dy standarte.

Nga ana tjetër përsoni në hetim Lek Frroku tha se do të bëjë padi ndaj prokurorit të çështjet për shpërdorim detyre dhe se organi i akuzës ka fallsifikuar dokumentacionin.

Pas refuzimit të kërkesës për zëvendësim të masës së sigurisë, avokatet e Frrokut do ti drejtohen Gjykatës së Apelit në Shkodër, pasi janë të bindur për pafajsinë e klientit të tyre Lek Frroku.

 

Artikulli paraprakTRANSFORMIMI I LIQENIT TË SHKODRËS BRENDA 18 MUAJSH
Artikulli tjetërMEDRESEJA, MBRËMJE FESTIVE NË MBYLLJE TË VITIT