Kjo është gjendja e linjës elektrike në fshatin Grykë Lumi të Lezhës.Një pjesë e përcjellësve të energjisë jane të varur nëpër peme, pasi shtyllat janë rrëzuar apo dhe mungojnë fare.Kjo situatë vijon prej shumë vitesh, duke u kthyer në shqetësim dhe rrezik serioz për banoret e kësaj zone.Rreth 1 vit më parë nisi puna për linjen e re elektrike, por u vendosen vetem shtyllat dhe investimi u la përgjysem.

Në këtë kushte banoret thonë se pjesen më të madhe të kohes qëndrojnë në erresire, ndërsa luhatjet e energjisë ju kanë dëmtuar dhe paisjet elektroshtepiake.Janë pagues të rregullt të faturave të energjise elektrike, por askush sju jep përgjigje për shqetësimin që kanë thonë banoret.

E kontaktuar për këtë çështje Njesia e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë, bën me dije se shtyllat e vendosura do të plotësohen me përcjellesit elektrik dhe linja e re do të vihet në funksion brenda një kohe të shpejtë, çka do ti japë zgjidhje problematikes në këtë fshat.

Artikulli paraprakSHKODËR, BANORËT: KËRKOJMË RRUGË
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË FOKUSIN E “STAR SPORT”