Dy persona janë arrestuar në Krubin pasi janë kapur me armë e lëndë narkotike. Të arrestuarit J. (K). Rr., 49 vjeç dhe E. Rr., 20 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin mësohet se janë kushërinj me njëri tjetrin.

Sipas policisë pas informacioneve të marra për këta dy persona, kanë kryer kontroll në banesën e J. (K.) Rr, gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip automatik, një sasi municioni luftarak, 22 m fitil detonator zjarrpërcjellës dhe 15.5 kg lëndë narkotike kanabis.

Këta dy të arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin po kërkonin treg për të shitur lëndën narkotike. Ata do të përballen me akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”, në ngarkim të J. Rr. dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ”, kryer në bashkëpunim, për E. Rr.

Artikulli paraprakAMBASADA E FRANCËS, GJERMANISË, ITALISË, ANGLISË DHE SHBA-SË KUJTOJNË MASAKRËN E REÇAKUT: QËLLIMI YNË I PËRBASHKËT, TË MBËSHTESIM KOSOVËN
Artikulli tjetërMETA TAKON AMBASADORIN WALKER NË KOSOVË: E FTOVA ME KËNAQËSI NË SHQIPËRI