Në përkujtim të Masakrës së Reçakut, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vizituar Kosovën, ku është takuar edhe me ish-ambasadorin i OSBE-së, William Walker, personin që denoncoi për botën atë që ndodhi në Reçak, duke e përcaktuar qartë si krim kundër njerëzimit. Presidenti thotë se e ka ftuar me shumë kënaqësi për të vizituar Shqipërinë.

“Integriteti i tij i lartë ndihmoi botën të zbulonte genocidin që ndodhte çdo ditë, dhe vuri diplomacinë në veprim përmes Konferencës së Rambujesë, dhe më pas ndërhyrjes historike të NATO-s, për t’i dhënë fund përgjithmonë spastrimit etnik në zemër të Europës”- shkruan Meta.

Në fund Meta shkruan se Walker-in e ka ftuar edhe për të vizituar Sarandën që sipas tij ai e do shumë.

Postimi i Metës

I lumtur të ritakohesha në Kosovë me Ambasadorin William Walker. Shqiptarët kudo në botë do t’i jenë përherë mirënjohës për denoncimin historik që i bëri Masakrës së Reçakut vetëm me tre fjalë: Krim kundër njerëzimit.

Integriteti i tij i lartë ndihmoi botën të zbulonte genocidin që ndodhte çdo ditë, dhe vuri diplomacinë në veprim përmes Konferencës së Rambujesë, dhe më pas ndërhyrjes historike të NATO-s, për t’i dhënë fund përgjithmonë spastrimit etnik në zemër të Europës.

E ftova me shumë kënaqësi për të vizituar Shqipërinë, dhe sigurisht Sarandën që ai e do aq shumë.

Artikulli paraprakLEZHË/ KEPEN ME ARMË, DROGË E MUNICIONE, ARRESTOHEN DY KUSHËRINJTË QË KËRKONIN TREG PËR T’I SHITUR
Artikulli tjetërINFO PLUS – 16.01.2020