Nuk janë pamjet e ndonjë fshati të thellë malor, por të pjeses së poshtme të lagjes “Sheher” në qytetin e Lezhës.

Kjo zonë e cila ndodhet në periferi të qytetit është lënë jashtë vemendjes përgjatë 30 viteve.Problemi kryesor është infrastruktura, ku rruget e dëmtuara vështiresojnë lëvizjen e këmbësoreve dhe automjeteve.

Premtimet për ndërhyrje kanë qenë të vazhdueshme, por asgjë nuk ka ndryshuar thonë banoret.Ata kërkojnë investime për ndryshimin e këtij realiteti i cili vijon prej dekadash.
Gjatë muajve të fundit Bashkia Lezhë ka ndërhyre në rehabilitimin me çakull të rruges kryesore të kësaj lagje, duke e bërë të kalueshme.

Ndërkohë që brenda një kohë të shpejtë po shihet mundesia e një investimi të plotë në rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugeve të kësaj zone në të cilem jetojnë më shumë se 50 familje.

Artikulli paraprakÇFARË PO NDODH ME KALLËZIMET PËR KRIMET ELEKTORALE TË 2021 DHE ÇËSHTJEN E MCGONIGAL? JA PËRGJIGJJA E KREUT TË SPAK
Artikulli tjetërGRUDA E RE, FSHATI ME PROBLEME TË VJETRA