Më datë 10.09.2018, rreth orës 11:30, në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Milot, në Markatomaj, janë përplasur mjeti tip Benz me drejtues shtetasin S.Gj.

me mjetin Opel me drejtues shtetasin Z.D., ku pas përplasjes mjeti tip Benz ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë janë lënduar shtetasit O.L. banues Lezhë dhe shtetasi Gj.L. banues në Lezhë, që ndodheshin në mjetin tip Benz, të cilët janë derguar në Spitalin Rajonal Lezhë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në mjetin tip Opel nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, në vendngjarje po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

Artikulli paraprakNJËSIA POSTRIBË PROBLEME ME ENERGJINË ELEKTRIKE
Artikulli tjetërBËHUNI GATI, 5G ËSHTË AFËR